Aksident me pasojë vdekjen në Lezhë
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Shëngjin të Lezhës.
Lajme
Sipas informacioneve të para, një mjet ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i tij ka gjetur vdekjen, raporton Tch.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Merrxhanit, aty ku mjeti Golf 4 me targa AA 995 BV ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e shtetasit me iniciale E.Rr., 35 vjeç, banues në Ishull Shëngjin.