Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë. Në këtë aksident, janë përfshirë tri vetura. Thuhet se në këtë aksident ka edhe persona të lënduar. Gjithashtu, sipas informacioneve në njërën nga veturat është edhe një foshnjë.
