Akili siguron medaljen, prek finalen e ‘Grand Prix 2019’

Akil Gjakova është kualifikuar në finale të ‘Grand Prix 2019’ në Budapest të Hungarisë.

Sport

13/07/2019 15:15

Një tjetër e arritur e madhe për xhudon dhe Kosovën nga ‘Grand Prix 2019’.

Xhudisti Akil Gjakova, ka arritur të mposht garuesin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turev, për të siguruar finalen në kategorinë deri në 73 kilogramë, shkruan lajmi.net.

Me kalimin në finale, Gjakova ka siguruar medaljen e argjendtë, por që tani sigurisht që do të kërkojë të artën.

Në finale, Akil Gjakova do të sfidohet nga xhudisti Rusia, Georgii Elbakiev.

Për arritjen deri në finale, 23 vjeçari nga Peja ka shënuar katër fitore, ndërsa raundin e parë e ka kaluar pa luftë.

Kanadezi Gabun, zvicerani Stump, japonezi Ebinuma dhe së fundi Turev nga Uzbekistani, janë kundërshtarët që u mposhtën nga Gjakova./Lajmi.net/