Ajax po ‘peshkon’ te Real Madrid

Ajax do t’i humbet disa lojtarë të rëndësishëm në verë.

Sport

24/04/2019 11:07

Frenkie de Jong tashmë është i Barcelonës, gjersa Matthijs de Ligt mund t’i bashkohet në verë në Camp Nou.

Ajaxi është duke menduar qysh nga tani për zëvendësimet e lojtarëve që do t’i shet në verë, gjersa në listën e tyre ka hyr edhe talenti i Real Madridit, Martin Odegaard, përcjell lajmi.net.

Norvegjezi aktualisht është në huazim te Vittese, ndërsa Ajax i do shërbimet e tij në verë.

Për ta transferuar Odegaardin nga Real Madrid, skuadra holandeze duhet të paguajë 20 milionë euro. /Lajmi.net/