Aguero mund të ‘plaket’ në Man City
Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka bërë të ditur se ekziston një kusht për largimin e tij nga Etihad. Golgeteri argjentinas, objektiv i shumë klubeve rivale kontinentale përfshirë Real Madridin dhe Barcelonën vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Manchester City në fund të këtij sezoni. Dhe, Aguero ka pranuar se…
Sport
Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka bërë të ditur se ekziston një kusht për largimin e tij nga Etihad.
Golgeteri argjentinas, objektiv i shumë klubeve rivale kontinentale përfshirë Real Madridin dhe Barcelonën vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Manchester City në fund të këtij sezoni.
Dhe, Aguero ka pranuar se ekziston një kusht që lidhet me çështjen ne fjalë. “Pellegrini më ka thënë se nuk mund të largohem pa e fituar një herë Ligën e Kampionëve”, deklaroi Aguero për Sky Sports News.
Nëse ky vërtetë është kushti për largimin e Agueros, atëherë lehtë mund të presim që sulmuesi argjentinas të mbetet për një kohë të gjatë në City pasi skuadra e Manuel Pellegrinit ëshë ende larg nga shndërrimi në një konkurrent serioz për trofeun më të çmueshëm kontinental në nivelin e klubeve.