Aguero: Do të habitesha nëse City do ta linte Bernardon të largohej

Sergio Kun Aguero ka folur për largimin e mundshëm të Bernardo Silvas nga Manchester City. Këtë merkato Bernardo mund të largohet nga ‘Etihad’ drejt Barcelonës. Mesfushori portugez pëlqehet shumë nga Xavi Hernandez, andaj klubi po bën gjithçka që ai të transferohet në ‘Camp Nou’. Ish-bashkëlojtari i Bernardo Silvës te City, Aguero, foli për nënshkrimin e…

Sport

11/08/2022 23:46

Sergio Kun Aguero ka folur për largimin e mundshëm të Bernardo Silvas nga Manchester City.

Këtë merkato Bernardo mund të largohet nga ‘Etihad’ drejt Barcelonës.

Mesfushori portugez pëlqehet shumë nga Xavi Hernandez, andaj klubi po bën gjithçka që ai të transferohet në ‘Camp Nou’.

Ish-bashkëlojtari i Bernardo Silvës te City, Aguero, foli për nënshkrimin e tij të mundshëm për Barçën:

“Do të isha i befasuar nëse City do ta linte të largohej. Ai është një lojtar që kontribuon shumë çdo sezon, por gjithçka është e mundur. Ai do të ishte dikush që mund të jetë kyç në lojën e posedimit se ai i pëlqen Xavi-t”, tha argjentinasi.

Mbetet të shihet nëse portugezi do transferohet te Barcelona këtë afat kalimtar./Lajmi.net/