Agnesa Vuthaj në skenën e Eurosong (Foto)

Agnesa Vuthaj sonte do të jetë pjesë e Fashion for Europe, një top-ngjarje evropiane ku prezantohen kreatorë nga vende të ndryshme të Evropës.

ShowBiz

18/05/2015 16:00

Sfilata, ku marrin pjesë 14 shtete, do të zhvillohet sonte në Rathaus Platz të Vjenës, skenën ku nga nesër do të zhvillohet edhe festivali i këngës evropiane, Eurosong.

Eventi i modës është pjesë e serisë së ngjarjeve që hapin netët e festivalit evropian dhe të zhvillohet sonte (e hënë) me fillim nga ora 20:00 dhe do të transmetohet në televizionin austriak, Orf.

Ish-miss Kosova dhe ish-miss Shqipëria, Agnesa Vuthaj, do të prezantohen si përfaqësuese e Shqipërisë, transmeton Telegrafi.

Nga shtetet tjera që marrin pjesë janë edhe Armenia, Austria, Azerbajxhani, Belgjika, Finlanda, Gjermania, Izraeli, Italia, Lituania, Mali i Zi, Polonia, Romania, Zvicra.

Agnesa në këtë ngjarje do të prezantohet me kreacionet e saj të fustaneve, këpucëve dhe çantave. /Telegrafi/

 

ag3

ag1

ag2

ag4

 

ag5

ag6

ag8