AGK reagon pas sulmit ndaj gazetarit Jeton Sopa: Iu kërkojmë të gjitha palëve të përfshira në ngjarjet e sotme të respektojnë mediat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar pasi sot është sulmuar fizikisht nga protestuesit gazetari i “Kosova News”, Jeton sopa. Ata kanë shprehur shqetësimin dhe kanë dënuar këtë sulm fizik. “Jeton Sopa nga KosovaNews është shtyrë fizikisht nga disa persona gjatë protestave jashtë ndërtesës së Kuvendit, në kohën që po mbahet seanca e jashtëzakonshme. Asociaconi…

Lajme

05/10/2026 11:25

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar pasi sot është sulmuar fizikisht nga protestuesit gazetari i “Kosova News”, Jeton sopa.

Ata kanë shprehur shqetësimin dhe kanë dënuar këtë sulm fizik.

“Jeton Sopa nga KosovaNews është shtyrë fizikisht nga disa persona gjatë protestave jashtë ndërtesës së Kuvendit, në kohën që po mbahet seanca e jashtëzakonshme. Asociaconi i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësim dhe dënon këtë sulm fizik. AGK-ja u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira në ngjarjet e sotme që të respektojnë punën e ekipeve mediale, dhe të mos e pengojnë atë në asnjë mënyrë”, ka shkruar AGK. /Lajmi.net/

Video: