Agjenti i Tchouameni mohon marrëveshjen e lojtarit me Real Madridin

Agjenti i Aurelien Tchouameni, Jonathan Kebe, ka mohuar se kanë arritur marrëveshje me Real Madridin.

Sport

27/03/2022 14:28

Real Madridi janë duke e ndjekur nga afër mesfushorin e Monaco, Tchouameni, i cili po kalon në një formë fenomenale në Ligue 1.

Shumë media spanjolle, raportuan se francezi tashmë kishte arritur marrëveshje me ‘Los Blancos’, por një gjë të tillë e mohoi agjenti i tij.

Jonathan, ka folur për ‘Le Parisien’, duke mohuar kështu se kanë arritur marrëveshje me gjigantin spanjoll, transmeton lajmi.net.

Përveç Real Madridit, në garë për talentin francez janë: Chelsea, Manchester United dhe PSG./Lajmi.net/