Agjenti i Raphinha, Deco i vendos ultimatum Barcelonës, Arsenali në pritje

Barcelona duhet të jap një përgjigje të shpejtë për Raphinha.

Sport

21/06/2022 15:05

Tash e disa muaj, Raphinha shihet si alternativa e Barcelonës për krahun e djathtë të sulmit.

Thuhet se palët janë pajtuar në parim për një marrëveshje pesëvjeçare, por situata financiare e Barcës vështirëson pagesën për kartonin e tij, që duhet t’i bëhet Leedsit.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Deco, agjenti i Raphinha do të udhëtojë drejt Barcelonës në fillim të javës tjetër, transmeton lajmi.net.

Ai do të kërkojë një përgjigje të shpejtë nga katalanët. Transferim ose jo.

Nëse Barca heziton të jap përgjigje pozitive, Deco me klientin e tij do të shqyrtojnë Arsenalin si pistë. /Lajmi.net/