Agjenti i Osimhen hedh poshtë lajmet për shkëmbimin e Ronaldos me lojtarin e tij

Agjenti i Victor Osimhen, Roberto Calenda ka pohuar se nuk ka pasur negociata mes klientit të tij dhe Manchester United mes thashethemeve të vazhdueshme për shkëmbimin e tij me Ronaldon. Deri sa Ronaldo vazhdon të mendojë largimin nga Manchester United, raportet në Itali pretenduan se agjenti i tij Jorge Mendes po përpiqej të ndërmjetësonte një…

Sport

26/08/2022 21:40

Agjenti i Victor Osimhen, Roberto Calenda ka pohuar se nuk ka pasur negociata mes klientit të tij dhe Manchester United mes thashethemeve të vazhdueshme për shkëmbimin e tij me Ronaldon.

Deri sa Ronaldo vazhdon të mendojë largimin nga Manchester United, raportet në Itali pretenduan se agjenti i tij Jorge Mendes po përpiqej të ndërmjetësonte një marrëveshje shkëmbimi me Napolin që do ta shihte Osimhen të shkonte në ‘Old Trafford’, ndërsa portugezin në ‘Diego Armando Maradona’.

Por, është agjenti i nigerianit që mohoi një lëvizje të lojtarit të tij në Angli. Roberto zgjodhi Twitter për të demantuar ato thashetheme.

“Nuk ka negociata në progres, asnjë shkëmbim. Victor Osimhen është një lojtar i Napolit dhe dëshiron të luajë Ligën e Kampionëve me Napolin pasi e fitoi atë [kualifikimin] në fushë me krenari së bashku me trajnerin dhe shokët e skuadrës”, shkroi ai./Lajmi.net/