Gjilan- Policia deklarohet për burrin që vdiq pasi ra në bunar
Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmë në fshatin Dobërçan të Gjilanit. Një burrë humbi jetën pasi i njëjti kishte rënë në një pus (bunar), derisa ishte duke e pastruar atë. Nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin u tha se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe zjarrfikësit…
Lajme
Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmë në fshatin Dobërçan të Gjilanit.
Një burrë humbi jetën pasi i njëjti kishte rënë në një pus (bunar), derisa ishte duke e pastruar atë.
Nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin u tha se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë nxjerr viktimën i cili kishte qenë pa shenja jete.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/