Përleshja që përfundoi me të vdekur – Ky raportohet se është imami nga Dragashi që vdiq nga therja me thikë
Dragashi është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:15. Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se një rrahje që nisi në mes disa personave përfundoi tragjikisht prej njërin prej të përfshirëve. Si pasojë e goditjes nga një mjet i mprehtë ka humbur jetën një person. Si fillim i…
Lajme
Dragashi është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:15.
Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se një rrahje që nisi në mes disa personave përfundoi tragjikisht prej njërin prej të përfshirëve.
Si pasojë e goditjes nga një mjet i mprehtë ka humbur jetën një person.
Si fillim i njëjti është dërguar në QKMF-Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
I dyshuari në këtë rast gjendet në arrati.
E siç raportohet viktima në këtë rast është imam i njohur i zonës së Dragashit.
Bëhet fjalë për imamin e fshatit Zlipotok, 46 vjeçarin Gazmend Tahirovci.
B.H është i dyshuari në rast i cili po vazhdon të kërkohet nga Policia derisa motivi që çoi deri tek ky rast nuk është bërë ende i ditur./Lajmi.net/
