Agjenti i Asllanit flet për marrëveshjen me Interin
Agjenti i Kristjan Asllanit, Elio Berti ka folur për transferimin e mundshëm të shqiptarit te Interi.
Sport
Sipas spekulimeve të shumta që po qarkullojnë në mediat italiane, mesfushori shqiptar Asllani është shumë pranë të transferohet te Interi.
Agjenti i tij ka folur në lidhje me këtë, duke thënë se janë të lumtur për interesimin nga gjiganti italian.
“Jemi të informuar se klubet kanë arritur marrëveshje, ka marrëveshje të plotë nga të gjithë. Në ditët në vijim shohim. Të gjithë jemi të lumtur kur këto ekipe interesohen”, tha Berti, përcjell lajmi.net.
Asllani është prodhim i akademisë së Empolit, në 27 paraqitje për ekipin e parë ka shënua një gol dhe ka dy asistime./Lajmi.net/