Agjentët e Odegaard arrijnë në Londër për të diskutuar kalimin te Arsenal
Përfaqësuesit e mesfushorit Martin Odegaard thuhet se kanë arritur në Londër këtë të hënë për të diskutuar rikthimin te Arsenal.
Sport
Pas një edicioni jo të mirë te Real Madrid, norvegjezi kaloi gjashtë muaj huazim te Arsenal, ku shkëlqeu nën urdhrat e Mikel Artetas, transmeton lajmi.net.
Odegaard regjistroi dy gola dhe dy asistime në 20 ndeshje në të gjitha garat dhe “Topçinjtë” janë të interesuar ta ritransferojnë.
Real Madrid tani është i hapur për shitjen dhe Mirror, raporton se agjentët e Odegaard kanë arritur në Angli për të nisur negociatat.
Odegaard do rikthehet sërish huazim te Arsenal dhe pastaj londinezët duhet të paguajnë 30 milionë euro në vitin 2022.
22-vjeçari që ka kontratë me Realin deri më 2023, nuk u përfshi në skuadrën e Carlo Ancelottit në fitoren ndaj Alaves në vikendin e kaluar./Lajmi.net/