Agjentët e De Jong njoftojnë Barcelonën: Lojtari nuk dëshiron largimin dhe nuk pranon reduktim në pagë

Përfaqësuesit e Frenkie de Jong kanë dhënë një përgjigje të prerë: LOJTARI NUK DËSHIRON LARGIMIN.

Sport

13/07/2022 11:27

Frenkie de Jong me gjasë ka vendosur që ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Barcelonës, në ‘Camp Nou’.

Holandezi tash e sa kohë lidhet me një largim të mundshëm drejt Man United, por kjo nuk përkon me dëshirat e tij.

Agjentët e De Jong, Ali Dursun dhe Hasan Cetinkaya kanë njoftuar Barcelonën se Frenkie nuk dëshiron të largohet, përcjell lajmi.net.

Po ashtu, ata kanë bërë të ditur se mesfushori dhe agjentët nuk pranojnë reduktim në pagë, dhe as negociata që lidhen me atë temë.

Informacioni i është dhënë edhe skuadrës së Man United. Tani për tani, marrëveshja bie poshtë. /Lajmi.net/