Agim Ademi demanton gjithçka: Nuk më ka ardhur asnjë letër nga UEFA
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar pas lajmeve të fundit që po qarkullojnë në mediet tona.

Sport
Sipas disa medieve, ”Komiteti i Etikës në UEFA i ka kërkuar zotit Ademi që të dërgojë dëshmi për pafajësinë e tij, diçka që nuk ka arritur të bëjë, duke qenë se procesi gjyqësor ndaj tij po vazhdon me lëndën që aktualisht gjendet në Gjykatën Supreme, përderisa, praprakisht, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar dënimin e tij me 9 muaj burgim efektiv për kërcënim dhe sulm”.
UEFA dhe Komiteti i Etikës u raportua se nuk e njohin më Ademin si kryetarin legjitim të FFK-së.
Por në një prononcim të shkurtër për lajmi.net, i pari i Federatës së Futbollit mohoi gjithçka.
”Asnjë letër nuk më ka ardhur nga UEFA. Ato janë vetëm fjalë të disa medieve të caktuara”, tha Ademi për lajmi.net. /Lajmi.net/