Afërdita feston bashkë me të fejuarin çek, ja si duken çifti

Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj këto ditë kurorëzoi dashurinë e saj me fejesë me të dashurin çek.

ShowBiz

25/12/2017 15:01

Në një ambient romantik, Jakub Kindl i kishte propozuar asaj për martesë, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, Afërdita fesoi bashkë me të fejuarin dhe familjen e tij si dhe solli disa imazhe nga festa.

“Urime Krishtlindja ❤️?”, ka shkruar ajo në një prej fotografive në të cilat duket shumë e lumtur.

Për ndryshe, sa i përket jetës profesionale Afërditën tash e një kohë nuk e kemi parë të angazhuar në ndonjë projekt të ri. /Lajmi.net/