Adoleshenti gjenial deklarohet fajtor për hakimin e faqeve të Twitter të shumë personave të famshëm
Adoleshenti nga SHBA është vetë-deklaruar fajtorë për hakimin në disa llogari të mëdha në Twitter.
Auto & Tek
Graham Ivan Clark, ishte vetëm 17 vjeç kur ai u përfshi në një krim mashtrimi që përfshiu profilet e disa personave të famshëm si Kim Kardashian, Kanye West, Elon Musk, Bill Gates dhe Barack Obama, shkruan lajmi.net.
Ai është vendosur të kaloj 3 vite në burg. Por ai gjithashtu është i ndaluar nga përdorimi i kompjuterëve pa leje të veçantë ligjore.
Me 15 qershor vitin e kaluar, ai promovoi një mashtrim përmes profileve të hakuara të disa të famshmëve duke iu thënë ndjekësve që të dërgojnë $1,000, dhe ai do të kthehente $2,000.
Më shumë se $117,000 u mblodhën nga ai përmes këtij mashtrimi. Mirëpo tani paratë janë kthyer tek viktimat nga autoritetet.
Është zbuluar se Clark ka imituar një anëtarë të stafit të Twitter për të fituar akses në sistemin e kompanis me dy haker të tjerë. /Lajmi.net/