Ademi: Stadiumi “Fadil Vokrri” është plotësisht i gatshëm për ndeshjen kundër Suedisë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka njoftuar se stadiumi “Fadil Vokrri” është gati për ndeshjen kundër Suedisë. Ai ka thënë se fusha është përgatitur me kujdes dhe është në gjendje shumë të mirë, shkruan lajmi.net. “Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është plotësisht i gatshëm për ndeshjen kundër Suedisë. Për ditën e hënë, 8…

Sport

01/09/2025 17:29

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka njoftuar se stadiumi “Fadil Vokrri” është gati për ndeshjen kundër Suedisë.

Ai ka thënë se fusha është përgatitur me kujdes dhe është në gjendje shumë të mirë, shkruan lajmi.net.

“Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është plotësisht i gatshëm për ndeshjen kundër Suedisë. Për ditën e hënë, 8 shtator, kur edhe do të luajmë ndeshjen e parë si vendas në ciklin kualifikues për Botërorin 2026, fusha është përgatitur me kujdes dhe është në gjendje shumë të mirë, duke garantuar kushte të përshtatshme për lojtarët dhe një lojë cilësore”, ka njoftuar Ademi. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i tij i plotë në Facebook: