AC Milan e bën prioritet transferimin e yllit të Chelseas
AC Milan e ka bërë prioritet transferimin e sulmuesit së Chelseas, Hakim Ziyech.

Sport
Ish ylli i Ajaxit nuk kaloi formë të mirë në “Stamford Bridge” duke shënuar gjashtë gola dhe asistuar katër herë në 39 paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.
Ziyech ishte zëvendësues i panevojshëm në finalen e Ligës së Kampionëve, me Tuchel që preferoi që treshja sulmuese të ishte e ndërtuar nga Mason Mount, Kai Havertz dhe Timo Werner.
Sipas Corriere dello Sport, Milan ka rikthyer vëmendjen te Ziyech, pasi dështuan në transferimin e James Rodriguez shkaku i pagave të larta.
Skuadra e Stefano Piolit është duke kërkuar disa përforcime, duke marrë parasysh largimin e Hakan Çalhanoglut, por edhe Napoli ka interesim për marokun.
Kontrata e Ziyech skadon në vitin 2025, mirëpo Milan transferime të trefishta duke synuar edhe Olivier Giroud dhe Tiemoue Bakayoko./Lajmi.net/