AC Milan: Çfarë mikpritje në Kosovë
Klubi i Milanit është mahnitur nga mikpritja e madhe që i është bërë në Kosovë.

Sport
Shtatë herë kampionët e Evropës po qëndrojnë në Kosovë për të zhvilluar ndeshje miqësore me KF Feronikelin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 20:45.
‘Rossonerët’ pas aterimit në aeroportin ‘Adem Jashari’, janë vendosur në një hotel në qendër të Prishtinës.
Aty në pritje të tyre kanë dalë një numër jashtëzakonisht i madh i tifozëve të Milanit, të cilët i kanë bërë një pritje mahnitëse skuadrës së tyre të zemrës.
Kjo mikpritje është vlerësuar edhe nga skuadra e Milanit, që këtë më së miri e ka shprehur në rrjetet zyrtare të klubit.
“Mirë se erdhët në Kosovë Rossonerë. Çfarë mikpritje”, është përshkrimi i fotografive të publikuara në Facebook./Lajmi.net/