Abidal tregon synimet e Barcelonës për këtë edicion
Barcelona ka luajtur një sezon shumë të mirë deri në këtë pikë të edicionit.
Sport
Skuadra katalane është lidere në kampionatin spanjoll, dhe ka kaluar me sukses fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ata luajnë edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, ku përballë kanë Real Madridin dhe gjasat për kalimin tutje janë 50/50.
Por, cilat në të vërtetë janë synimet e kampionëve të Spanjës? Abidal ka treguar të gjitha.
“Synimi ynë është që të fitojmë Ligën e Kampionëve” ka thënë Abidal për ‘Mundo Deportivo’, transmeton lajmi.net.
Kjo lë të kuptohet se La Liga dhe Kupa e Mbretit janë sekondare në listën e dëshirave të katalanëve.
Abidal ka shtuar se skuadra është e determinuar që në çdo mënyrë ta ketë për vete trofeun që konsiderohet si më i vlefshmi në garat e klubeve.
Edhe Lionel Messi në fillim të sezonit kishte bërë të ditur se objektivi kryesorë do të jetë Liga e Kampionëve. /Lajmi.net/