Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lindë përsëri, për burrat që ia kushtuan një jetë Kosovës Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 110, Abelard Tahiri, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Shkup në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë. Përmes një postimi, Tahiri theksoi se protesta ishte një thirrje për të vërtetën,…
Lajme
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 110, Abelard Tahiri, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Shkup në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Përmes një postimi, Tahiri theksoi se protesta ishte një thirrje për të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin e luftës çlirimtare. “Dielli do të lindë përsëri. Për të vërtetën, për drejtësinë dhe për dinjitetin e luftës sonë të drejtë”, ka shkruar ai, transmeton lajmi.net.
Tahiri u shpreh se zëri i protestuesve u dëgjua fuqishëm nga Shkupi, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së. Ai përmendi me emër Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët i cilësoi si burra që ia kushtuan jetën Kosovës.
Në fund të reagimit të tij, Tahiri përmbylli mesazhin me thirrjen: “Liri për çlirimtarët”.
Postimi i plotë:
Dielli do të lindë përsëri. Për të vërtetën, për drejtësinë dhe për dinjitetin e luftës sonë të drejtë.
Do të lindë për ata që qëndruan drejt, bashkë, pa u lëkundur. Për burrat që ia kushtuan një jetë Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Sot, nga Shkupi, zëri ynë u dëgjua fuqishëm: liri për çlirimtarët!/lajmi.net/