Abdixhiku thumbon Hotin dhe Bajramin: Mendoja se e kanë për parime e Kosovën, por e paskan për kryetar të LDK-së – populli s’do ju falë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklarimeve të mbrëmshëm të bashkëpartiakëve të tij Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami të cilët ishin përplot me kritika për të dhe Vjosa Osmanin. Abdixhiku duke mos e zgjatur shumë tha se shteti nuk rrotullohet për një ambicie. Madje ai shkoi më larg duke thënë…

Lajme

08/09/2026 11:42

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklarimeve të mbrëmshëm të bashkëpartiakëve të tij Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami të cilët ishin përplot me kritika për të dhe Vjosa Osmanin.

Abdixhiku duke mos e zgjatur shumë tha se shteti nuk rrotullohet për një ambicie.

Madje ai shkoi më larg duke thënë se këta të fundit nuk e paskan për parime e për Kosovën, por betejën e paskan për kryetar të LDK-së.

Duhet përkujtuar se Avdullah Hoti deklaroi se mirë do ishte që Kujtim Shala të marri drejtimin e partisë, derisa Hykmete Bajrami tha se në zgjedhjet 2027 do kandidoj për kryetare të partisë, transmeton lajmi.net.

Reagimi i plotë:

S’rrotullohet shteti për një ambicie.

Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së për njëri-tjetrin. Për keqardhje!

LDK njihet ndryshe. Me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin, jo me të atillë që do ta japë shtetin për vete.

Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur./Lajmi.net/