Krimet Ekonomike zbarkojnë në Fushë Kosovë – arrestohen dy zyrtarë të Komunës
Dy zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës janë arrestuar nga organet e rendit, ndërsa rasti është marrë nën hetim nga autoritetet kompetente. Zyrtarët e ndaluar janë nga Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër e kësaj komune. Zyrtarët janë ndaluar nga policia, por ende nuk janë bërë të qarta arsyet që kanë çuar në arrestimin e tyre.…
Lajme
Dy zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës janë arrestuar nga organet e rendit, ndërsa rasti është marrë nën hetim nga autoritetet kompetente.
Zyrtarët e ndaluar janë nga Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër e kësaj komune.
Zyrtarët janë ndaluar nga policia, por ende nuk janë bërë të qarta arsyet që kanë çuar në arrestimin e tyre.
Me rastin po merren njësitë e Krimeve Ekonomike, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar dyshimet lidhur me rastin.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë informacione të hollësishme për veprën penale për të cilën dyshohet se janë arrestuar dy zyrtarët./Lajmi.net/