Pas 27 vitesh, Trepça rikthen në menaxhim një lokal në Mitrovicën e Veriut

Trepça ka rikthyer në menaxhim një lokal në Sheshin e Mitrovicës së Veriut, i cili sipas ndërmarrjes kishte qenë jashtë menaxhimit të saj për 27 vjet. Rikthimit të pronës i parapriu një njoftim zyrtar i datës 27 gusht 2026, përmes të cilit Trepça, duke u bazuar në të dhënat e Certifikatës së Pronësisë, kërkoi lirimin…

Lajme

08/09/2026 12:28

Trepça ka rikthyer në menaxhim një lokal në Sheshin e Mitrovicës së Veriut, i cili sipas ndërmarrjes kishte qenë jashtë menaxhimit të saj për 27 vjet.

Rikthimit të pronës i parapriu një njoftim zyrtar i datës 27 gusht 2026, përmes të cilit Trepça, duke u bazuar në të dhënat e Certifikatës së Pronësisë, kërkoi lirimin e pronës dhe paraqitjen e dokumentacionit për të drejtën e shfrytëzimit.

Nga Trepça e kanë cilësuar këtë si një hap konkret në mbrojtjen, rikthimin dhe administrimin e pronës së ndërmarrjes.