Abdixhiku pret të emisarin francez: “Qeverisja populiste dhe bllokada institucionale po e dëmtojnë vendin”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, si dhe ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guérot. Në fokus të diskutimit ishin zhvillimet aktuale politike në vend, krizat institucionale dhe pozicionimi i LDK-së përballë këtyre sfidave, transmeton lajmi.net/ “Diskutuam…

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, si dhe ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guérot.
Në fokus të diskutimit ishin zhvillimet aktuale politike në vend, krizat institucionale dhe pozicionimi i LDK-së përballë këtyre sfidave, transmeton lajmi.net/
“Diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën aktuale, veçanërisht sfidat me të cilat po përballet Kosova – nga bllokada institucionale deri te pasojat e qeverisjes populiste”, deklaroi Abdixhiku pas takimit.
Ai theksoi se LDK-ja nuk mbështet asnjë praktikë që, sipas tij, cenon funksionimin kushtetues të shtetit. “Ata që e kanë nisur këtë rrugëtim, duhet të marrin përgjegjësinë për krizat që i shkaktojnë me vetëdije,” shtoi ai.
Në përfundim të takimit, kreu i LDK-së shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, sidomos në proceset shtetformuese dhe në përkrahjen e integrimit evropian. “Roli i Francës ka qenë dhe mbetet thelbësor për rrugën evropiane të Kosovës,” u shpreh Abdixhiku./lajmi.net/