Abdixhiku pas rikonfirmimit në krye të LDK-së: Ju faleminderit! I juaji, Lumiri
Kryetari i rikonfirmuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të delegatëve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm, të cilët refuzuan shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë. Abdixhiku ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh të shkurtër falënderimi, transmeton lajmi.net. “Ju faleminderit! I…
Lajme
Kryetari i rikonfirmuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të delegatëve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm, të cilët refuzuan shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë.
Abdixhiku ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh të shkurtër falënderimi, transmeton lajmi.net.
“Ju faleminderit! I juaji, Lumiri”, ka shkruar Abdixhiku.
Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, 170 delegatë votuan kundër shkarkimit të tij, ndërsa 152 votuan pro largimit nga pozita e kryetarit.
Pas rikonfirmimit, Abdixhiku tha se delegatët i kanë dhënë drejtim jo vetëm lidershipit të partisë, por edhe orientimit politik të LDK-së. Ai bëri të ditur se Kuvendi miratoi edhe një deklaratë për gjendjen politike në vend, përmes së cilës delegatët mbështetën përpjekjet për stabilitet institucional dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Abdixhiku pritet të vazhdojë gjithashtu negociatat për një marrëveshje të mundshme koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi delegatët i dhanë mbështetje këtij orientimi politik./lajmi.net/