Abdixhiku: Nga ky moment askush nuk ka të drejtë që të vonojë konstitumin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe nisjen e bisedimeve për presidentin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar për situatën aktuale politike, duke bërë të qartë se partia që ai drejton do të vazhdojë të jetë në opozitë. Megjithatë, Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja është e gatshme të përfshihet në diskutime lidhur me zgjedhjen e një presidenti jopartiak, për të cilin thotë…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar për situatën aktuale politike, duke bërë të qartë se partia që ai drejton do të vazhdojë të jetë në opozitë.
Megjithatë, Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja është e gatshme të përfshihet në diskutime lidhur me zgjedhjen e një presidenti jopartiak, për të cilin thotë se duhet të jetë në funksion të interesave të Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjedhjen e një presidenti që mbron interesat e Republikës së Kosovës”.
Sipas kreut të LDK-së, partia nuk synon të përfitojë poste apo pozita politike në këmbim të mbështetjes për një zgjidhje të tillë.
Abdixhiku ka kërkuar gjithashtu që proceset institucionale të mos zvarriten më tej, duke vlerësuar se tashmë nuk ka arsye për vonesa në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
“Nga ky moment askush nuk ka arsyje dhe të drejtë që të vonojë konstitumin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe nisjen e bisedimeve për presidentin”, tha ai.
Abdixhiku ka përsëritur kështu qëndrimin e LDK-së për të qëndruar në opozitë, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit institucional për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm./lajmi.net/