Abdixhiku: Jemi në një rrugë që nuk jep zgjidhje afatgjate, ne kemi kërkuar që Presidenti të propzohet nga LDK – nuk ramë dakord
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi i sotëm me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka sjellë përparim drejt një marrëveshjeje politike. Duke folur para mediave pas takimit, Abdixhiku tha se palët mbeten larg një zgjidhjeje, raporton lajmi.net “Nuk kam lajme të reja, por mund t’iu them se…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi i sotëm me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka sjellë përparim drejt një marrëveshjeje politike.
Duke folur para mediave pas takimit, Abdixhiku tha se palët mbeten larg një zgjidhjeje, raporton lajmi.net
“Nuk kam lajme të reja, por mund t’iu them se jemi shumë, shumë larg një marrëveshjeje”, tha ai.
Sipas Abdixhikut, bisedimet po zhvillohen në një drejtim që nuk ofron zgjidhje afatgjatë për krizën politike.
“Për LDK dhe mua nuk ka asnjë arsye të vonohet konstituimi dhe të zgjedhet kryetari, kryesia. Sot duhet të ketë seancë. Është përgjegjësi e partisë se parë. Në çështje tjera sa më shume që vonohemi natyrisht që marrëveshja bëhet më e veshtirë. Nuk kam lajme të reja dhe ju them që jemi shumë shumë larg marrëveshjes. Përderisa nuk ka balancë institucionale nuk ka marrëveshje politike. Jam përpjekur me vullnet të mirë. Lehtë është me shkaktua zgjedhje të reja. Qëllimi im dhe i LDK-së ka qenë të gjindet zgjidhje jo kush kë po e mund e mashtron e po vonon. Ne këtë pikë me keqardhje të madhe them se jemi në një rrugë që nuk ka zgjidhje”, ka shtuar ai.
Takimi i sotëm ishte i treti mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, që nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Bisedimet janë zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve të reja, por deri më tani nuk kanë prodhuar marrëveshje. Çështja e presidentit mbetet pika kryesore e mospajtimit mes dy partive./Lajmi.net/