Kurti: Nuk kemi ende marrëveshje politike, qëndrimet nuk përputhen – ka dallim mes rezultatit zgjedhor e kërkesave të LDK-së

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi i sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lumir Abdixhiku, u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe të sinqertë, por pa arritur një marrëveshje politike. Duke folur para mediave pas përfundimit të takimit, Kurti tha se diskutimet u…

Lajme

07/08/2026 15:51

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi i sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lumir Abdixhiku, u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe të sinqertë, por pa arritur një marrëveshje politike.

Duke folur para mediave pas përfundimit të takimit, Kurti tha se diskutimet u përqendruan te vështirësitë për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të, raporton lajmi.net

“Takimi ishte i hapur, i sinqertë. Folëm për vështirësitë e konstituimit të institucioneve të legjislaturës së 11-të, nuk kemi ende marrëveshje politike. Marrëveshjen politike nuk e kemi ende”, tha Kurti.

Ai shtoi se pritjet dhe qëndrimet e dy partive vazhdojnë të jenë të ndryshme.

“Diskutuam për mundësitë dhe vështirësitë e konstituimit të institucioneve të legjislaturës së 11-të meqë dje u bë betimi i 120 deputetëve që përfaqësojnë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Nuk kemi ende marrëveshje politike, unë jam i bindur që për qëndrueshmëri përpara që nënkupton evitimin e zgjedhjeve të reja parlamentare që padyshim që sikur ato të mëhershme do ishin të panevojshme dhe të paarsyeshme dhe të dëmshme për buxhetin e shtetit dhe ekonominë e vendit, nuk është e mundur ndryshe përveç marrëveshjes për çështjen e zgjedhjes së presidentit apo presidentes së re. Pra, në kushtet kur ne zgjedhim kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, zgjedhim Qeverinë e re të Kosovës, mirëpo vimë sërish te problemi i zgjedhjes së presidentit, kjo është një formulë tashmë e provuar dhe me metodë të njëjtë nuk mund të kemi rezultat ndryshe”, tha Kurti. /Lajmi.net/