Kurti: Nëse nuk ka marrëveshje për president – kemi zgjedhje të reja

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka folur pas takimit me Lumir Abdixhikun, Kurti ka thënë se kërkesa e LDK’së për presidentin s’përputhet me rezultatin e zgjedhjeve. Ai ka treguar se ia ka ofruar zv.kryeministrin dhe disa ministri. “Pozitën e zv.kryeministrit me disa ministri. E di që kohëve të fundit është përdorur togfjalëshi balanc demokratik, por…

Lajme

07/08/2026 16:00

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka folur pas takimit me Lumir Abdixhikun, Kurti ka thënë se kërkesa e LDK’së për presidentin s’përputhet me rezultatin e zgjedhjeve.

Ai ka treguar se ia ka ofruar zv.kryeministrin dhe disa ministri.

“Pozitën e zv.kryeministrit me disa ministri. E di që kohëve të fundit është përdorur togfjalëshi balanc demokratik, por brenda sistemit tonë kemi balanc demokratik dhe kemi një zonë zgjedhore. Ne ofrojmë në përputhje me rezultatin ta ndajmë përgjegjësinë me resorë ministrore në ekzekutiv”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se LDK nuk i ka as 30 vota për ta propozuar emrin për President.

“Në këtë situatë kur kemi apetite që LDK ta ketë Presidentin, ndonëse iu duhen 30 nënshkrime për aplikim, e për t’u zgjedhur duhet 61, ka shpërputhej të madhe mes rezultatit përkatës e ambicieve konkrete dhe ky është problemi i mosarritjes së marrëveshjes deri tani. S’duhet ti humbim shpresat, por duhet të jemi transparent”, ka thënë Kurti./Lajmi.net/