Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta thërrasë sonte seancën për konstituimin e Kuvendit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se gjatë takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka kërkuar që sonte të thërrasë seancën për konstituimin e Kuvendit, duke vlerësuar se nuk ka nevojë që vendi të futet në krizë. Abdixhiku tha se diskutimet politike mund të vazhdojnë edhe…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se gjatë takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka kërkuar që sonte të thërrasë seancën për konstituimin e Kuvendit, duke vlerësuar se nuk ka nevojë që vendi të futet në krizë.
Abdixhiku tha se diskutimet politike mund të vazhdojnë edhe pas konstituimit të Kuvendit, pasi sipas tij, ekziston ende kohë e mjaftueshme për të arritur një zgjidhje, raporton lajmi.net
“I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje”, tha ai./Lajmi.net/