AAK publikon listën me kandidatë për deputetë – Haradinaj tregon si iu janë caktuar numrat e tyre

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka publikuar listën me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kryetari i AAK-së, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për 1/3 e kandidatëve, Haradinaj ka thënë se numrat iu janë vendosur duke pasur kriter votën nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ndërsa për 2/3 te kandidatëve në…

Lajme

07/12/2025 19:14

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka publikuar listën me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kryetari i AAK-së, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për 1/3 e kandidatëve, Haradinaj ka thënë se numrat iu janë vendosur duke pasur kriter votën nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ndërsa për 2/3 te kandidatëve në listë është tërhequr shorti.

“Secili dhe secila në këtë listë e ka vlerën e vet dhe meriton votën e qytetarëve të Kosovës. Aleanca, krah teje!”, ka shkruar Haradinaj.

Në listën e AAK-së 10 të parët janë:

Ramush Haradinaj

Besnik Tahiri

Time Kadrijaj

Bekë Berisha

Arbër Tolaj

Albana Bytyqi

Pal Lekaj

Gani Dreshaj

Djellza Kukaj

Agim Çeku

Lista e plotë: