AAK nuk u ftua nga Kurti, Gjini: Nuk kishim interes të shkonim në takim

Kryeministri Albin Kurti nuk e ka ftuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në takime për çështjen e Presidentit. E në lidhje me këtë, Ardian Gjini nga AAK, sonte është shprehur se kjo gjë mund të ketë ndodhur për arsye të ndryshme. Mirëpo, Gjini tha se gjithsesi nuk e kanë pasur në plan që të shkojnë…

Lajme

18/03/2026 21:12

Kryeministri Albin Kurti nuk e ka ftuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në takime për çështjen e Presidentit.

E në lidhje me këtë, Ardian Gjini nga AAK, sonte është shprehur se kjo gjë mund të ketë ndodhur për arsye të ndryshme.

Mirëpo, Gjini tha se gjithsesi nuk e kanë pasur në plan që të shkojnë në një takim të tillë.

“Mundet me ndodh që intencat tona i kemi tregu pak më herët se që ka qenë e nevojshme, por nuk e kemi pasë në plan me shku kështu e ashtu në një takim të tillë. Arsyet pse nuk na ka thirrë mund të jenë të ndryshme, është punë e tij. Nuk keni pasë kurrfarë interesi me shku në takim”, tha ai për Klanin.