AAK hap fushatën të mërkurën, Haradinaj: Në këtë tubim fillon një qëndrim i paparë më herët krah njerëzve që na përkrahin

Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinaj ka njoftuar se të mërkurën do të mbahet tubimi hapës i fushatës. Ky tubim do të mbahet në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë nga ora 18:00, shkruan lajmi.net. “Të mërkurën fillon diçka më e madhe se një tubim, fillon një qëndrim…

Lajme

15/12/2025 11:59

Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinaj ka njoftuar se të mërkurën do të mbahet tubimi hapës i fushatës.

Ky tubim do të mbahet në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë nga ora 18:00, shkruan lajmi.net.

“Të mërkurën fillon diçka më e madhe se një tubim, fillon një qëndrim i paparë më herët krah njerëzve që na përkrahin, krah qytetarëve që zgjedhin t’i qëndrojnë afër vendit të tyre. Krah Republikës së Kosovës dhe diasporës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të mërkurën, më 17 dhjetor, fillon zyrtarisht fushata politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij: