A shet kush bileta këtu?

Jo të gjithë tifozët e patën fatin ta ndiqnin në stadium Argjentinën, e cila fitoi 2:1 ndaj Bosnjës. Kishte prej tyre që mbetën jashtë, në kërkim të biletave...

Sport

16/06/2014 12:39

Argjentina e mposhti Bosnje e Hercegovinën 2:1, në kuadër të Grupit F të Botërorit. Lionel Messi me shokë u përkrahën nga shumë tifozë, që kishin udhëtuar nga Argjentina për ta përcjellë ekipin e tyre të zemrës.

Por, jo të gjithë tifozët e patën nderin dhe kënaqësinë ta shijonin atmosferën e krijuar në stadiumin Maracana.

Kjo pasi pati prej tyre që mbetën pa bileta. “Kemi nevojë për bileta”, shkruante në parullën e një tifozeje, i cili kërkonte biletë për të blerë.

Shpresojmë që në fund e ka gjetur ndonjë biletë, edhe pse në tregun e zi, ato shiten për shuma marramendëse parash.