“A po tërhiqet Hamza për këtë arsye?” Totaj: Aktgjykimi i Hagës ndikoi në PDK

Shaqir Totaj nga PDK-ja ka deklaruar se aktgjykimi i Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka ndikuar në zhvillimet e brendshme të partisë, por nuk beson se ky është shkaku i tërheqjes së mundshme të Bedri Hamzës nga drejtimi i saj. Duke folur në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Totaj tha se vendimi ishte i…

Lajme

21/10/2026 10:20

Shaqir Totaj nga PDK-ja ka deklaruar se aktgjykimi i Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka ndikuar në zhvillimet e brendshme të partisë, por nuk beson se ky është shkaku i tërheqjes së mundshme të Bedri Hamzës nga drejtimi i saj.

Duke folur në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Totaj tha se vendimi ishte i papritur për PDK-në.

“Normal që ka pasur ndikime, mirëpo nuk e besoj që ai aktgjykim atje është arsyeja që Bedri Hamza të tërhiqet nga pozita e kryetarit të PDK-së”, deklaroi ai.

Ai ka shtuar se vendimi i Hagës ishte i papritur për PDK-në dhe se, pavarësisht rezultatit, nuk mund të kalonte pa ndikim në zhvillimet politike brenda partisë.