A po ndihmohet Liverpooli për ta fituar titullin e Premierligës?

Një nga ndeshjet më kontraverse sa i përket përdorimit të teknologjisë VAR ishte edhe derbi mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Sport

10/11/2019 19:41

‘Të Kuqtë’ fituan me rezultat 3-1, por pasqyra reale e ndeshje ishte në dhomat e VAR-it.

Fillimisht në golin e parë të shënuar nga vendasit, kur Alexandre-Arnold luan me dorë brenda zonës por aksioni nuk përfundon dhe gjyqtari lejon vazhdimin, në aksionin kur Fabinho realizon një super gol.  Kryesori Michael Oliver vendosi ta pranojë golin.

Vetëm shtatë minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 13′, Salah ishte në milimetrat e pozicionit jashtë loje dhe çuditërisht për 10 sekonda vendoset që goli të pranohet, por në rrjetet sociale po diskutohet dukshëm ky rast.

Në 10 minutat e fundit, gjithashtu Alexandre-Arnold luan sërish me dorë, ndonëse gjyqtari ishte shumë afër sërish vendimi është të mos akordohet penallti – çka çon në protestat e shumta të Guardiolas.

Por këto nuk janë rastet e vetme të kontestuara nga VAR-i në përgjithësi dhe për skuadrën e Liverpool. Edhe në ndeshjet e kaluara, vlen të përmendet ajo ndaj Leicester, ku teknologjia merr vendim të kontestueshëm në minutat e fundit.

Në rrjetet sociale tashmë është vënë në pikpyetje edhe sjellja e Federatës Angleze të Futbollit, nëse po ‘ndihmohet’ Liverpoolit për ta fituar titullin që i mungon tash e 30 vite. /Lajmi.net/