A po favorizohet Reali nga referët, flet Zidane

Real Madrid mposhti Eibar me rezultat 3 – 1 në kuadër të xhiros së 14-të të La Ligas.

Sport

21/12/2020 10:53

Gjyqtari Jose Luis Munuera Montero zgjodhi të mos akordojë një penallti ndaj Sergio Ramos gjatë udhëtimit të Real Madrid në Eibar.

Lojtarët e Eibar vrapuan të gjithë tek gjyqtari por vendimi ishte marrë, nuk ishte penallti.

“Ramos lëvizi trupin e tij me bërryl përpara goditjes së Muto, duke zënë një hapësirë midis topit dhe golit, Eibar duhej të fitonte një penallti” tha Juan Andujar Oliver për “Radio MARCA”.

Edhe trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, u pyet për incidentin por francezi u tregua i prerë.

“Gjëja më e rëndësishme është se referi ishte i sigurt në vendimin e tij. Un nuk përzihem në këso lloj gjërash, si gjithmonë. Gjyqtari ishte aty dhe ai e morri vendimin, kaq.”, tha Zindedine Zidane./Lajmi.net/