A na mashtroi Ronaldo?
Disa ditë më parë është konfirmuar lajmi se legjenda braziliane do të rikthehet në fushat e lojës, mirëpo kohëve të fundit nëpër media po thuhet se një gjë e tillë ishte vetëm një mashtrim.

Sport
Gjatë ditëve të fundit nëpër media është duke u mohuar mundësia e rikthimit të legjendës, Ronaldo, në fushat e lojës.
Thuhet se llogaria e brazilianit është keqpërdorur nga disa persona, të cilët disa javë më parë kanë konfirmuar lajmin se ai do të luajë futboll.
Sidoqoftë, tashmë një gjë e tillë është duke u mohuar. Ditëve në vazhdim, do të arrijnë dhe lajmet zyrtare rreth kësaj çështjeje.