A është konsultuar Specialja për ndryshimet e propozuara?

Dhomat e Specializuara në Hagë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë javën e kaluar se nuk janë konsultuar për ndryshimet e propozuara në ligjin që rregullon funksionimin e tyre. Çështja e konsultimit është e rëndësishme, pasi Kosova ishte zotuar në vitin 2014 që të konsultohej me Bashkimin Evropian për nisma ligjore, që mund të…

Lajme

05/10/2026 09:34

Dhomat e Specializuara në Hagë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë javën e kaluar se nuk janë konsultuar për ndryshimet e propozuara në ligjin që rregullon funksionimin e tyre.

Çështja e konsultimit është e rëndësishme, pasi Kosova ishte zotuar në vitin 2014 që të konsultohej me Bashkimin Evropian për nisma ligjore, që mund të ndikojnë në mandatin e Speciales apo në procedurat e saj gjyqësore.

Vetë Dhomat e Specializuara kanë thënë se nuk komentojnë nisma politike.