A do të luajë titullar Edon Zhegrova? Kjo ishte përgjigja e trajnerit Foda

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka folur në prag të sfidës ndaj Sllovakisë, duke komentuar edhe situatën e sulmuesit Edon Zhegrova. Ai bëri të ditur se skuadra ka analizuar me kujdes kundërshtarin dhe se tashmë ekziston një ide e qartë për mënyrën se si do të paraqitet ekipi në këtë përballje. Tekniku gjerman theksoi se,…

Sport

25/03/2026 20:10

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka folur në prag të sfidës ndaj Sllovakisë, duke komentuar edhe situatën e sulmuesit Edon Zhegrova.

Ai bëri të ditur se skuadra ka analizuar me kujdes kundërshtarin dhe se tashmë ekziston një ide e qartë për mënyrën se si do të paraqitet ekipi në këtë përballje.

Tekniku gjerman theksoi se, pavarësisht periudhës jo të lehtë që po kalon Zhegrova, ai vazhdon të mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin për shkak të cilësive që posedon dhe ndikimit që mund të ketë në ndeshje të rëndësishme.

Ai gjithashtu la të hapur çështjen e formacionit startues, duke mos dhënë detaje konkrete për minutat apo rolin e lojtarëve.

“Edon Zhegrova? Absolutisht se të gjithë janë të rëndësishëm. Edoni nuk ka pasur shumë minuta te Juventusi, por mbetet shumë i rëndësishëm për ekipin kombëtar”.

Të gjithë e dimë kualitetin, por a do të luajë apo çfarë roli ka, duhet të pritni deri nesër për ta mësuar”, ka deklaruar Foda.