Vëzhguesit e BE’së edhe në Veri

Shefi i vëzhguesve të zgjedhjeve në Kosovë, Roberto Gualtieri, konfirmoi se misioni i tij do ta mbulojë të gjithë territorin, përfshirë edhe Veriun.

Lajme

04/10/2013 12:33

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti në takim shefin e vëzhguesve të zgjedhjeve në Kosovë, Roberto Gualtieri, me të cilin bisedoi për procesin zgjedhor të 3

Krasniqi theksoi rëndësinë e tyre për Kosovën, për faktin se ato do të mbahen në tërë territorin e Kosovës. Ai shfaqi besimin që këto zgjedhje do të jenë të lira, fer dhe demokratike.

“Zgjedhjet e lira janë shëndet i demokracisë. Pa zgjedhje demokratike nuk mund të ketë as institucione demokratike”.

Udhëheqësi i vëzhguesve ndërkombëtarë, Roberto Gualtieri, u shpreh i vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe të misionit që ai udhëheq, duke shfaqur besimin se prezenca e vëzhguesve ndërkombëtarë do t’i kontribuojë pozitivisht procesit zgjedhor.

“E konsideroi të një rëndësie të veçantë mbajtjen e zgjedhjeve në tërë Kosovën dhe sipas ligjeve të saj”.

“Konfirmoi se misioni i tij do ta mbulojë të gjithë territorin, përfshirë edhe veriun e vendit”.

Në takim i bisedua edhe për reformën zgjedhore dhe nevojën e përfundimit të shpejtë të saj.