Edhe fëmijë 14 vjeçar në protestën e tensionuar në Shqipëri, flasin para mediave por nuk i largojnë maskat: Rama duhet të iki, kemi dal për të drejtat tona
Në protestën në Tiranë të përfshirë janë edhe të miturit. Dy 14-vjeçar janë deklaruar për media, që të dy kishin të vendosur maskë dhe nuk i larguan derisa flisnin, raporton lajmi.net. Ata kërkuan që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të jap dorëheqje. “Kemi dal për të drejtat tona. Këta janë duke na bërë gjëra shumë…
Lajme
Në protestën në Tiranë të përfshirë janë edhe të miturit.
Dy 14-vjeçar janë deklaruar për media, që të dy kishin të vendosur maskë dhe nuk i larguan derisa flisnin, raporton lajmi.net.
Ata kërkuan që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të jap dorëheqje.
“Kemi dal për të drejtat tona. Këta janë duke na bërë gjëra shumë të rënda. Kanë vrarë tre veta, po i korruptojnë doktorët. Po na mbysin me gaz lotsjellës. Rama të iki nga këtu.”
“Nuk duam të na bëjnë asnjë gjë, vetëm të dal nga këtu. Policët po rrahin të mitur.”, thanë ndër të tjera ata./lajmi.net/