Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave në Tiranë
Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen as pas më shumë se 10 orësh dhunë e shkatërrim në rrugët e Tiranës. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga, protestuesit kanë arritur të hyjnë në ambientet e Ministrisë së Financave. Kanë nisur të nxjerrin sende dhe orendi, mes tyre edhe një printer. Sakaq, shkatërrim ka edhe…
Lajme
Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen as pas më shumë se 10 orësh dhunë e shkatërrim në rrugët e Tiranës.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga, protestuesit kanë arritur të hyjnë në ambientet e Ministrisë së Financave.
Kanë nisur të nxjerrin sende dhe orendi, mes tyre edhe një printer. Sakaq, shkatërrim ka edhe te godina e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku janë shkatërruar xhamat.