Kosovë-Shqipëri, marrëveshje për përkthimin e legjislacionit evropian
Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim për përkthimin e legjislacionit evropian në gjuhën shqipe.
Lajme
Ministrja e Integrimeve Evropiane e Republikës së Kosovës, Vlora Çitaku, dhe ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Shqipërisë, Klajda Gjosha, vlerësuan marrëveshjen e nënshkruar të mërkurën në Prishtinë.
Ministrja Çitaku tha se ka marr dhuratë nga Shqipëria 136 akte te përkthyera.
Ndërsa ministrja Gjoshi tha se ky bashkëpunim i tejkalon procesin e integrimeve evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë.