Milani gjen fitoren
Në mungesë të Mario Balotellit të suspenduar, Milani është në kërkim të një futbollisti tjetër që do të shërbejë golat, deri në rikthimin e italianit pas dy javësh. Në duelin kundër Sampdorias në San Siro, mesfushori Valter Birsa realizoi atë që doli të jetë goli i fitores së mundimshme për Rossonerët, me rezultat minimal 1-0,…
Sport
Në mungesë të Mario Balotellit të suspenduar, Milani është në kërkim të një futbollisti tjetër që do të shërbejë golat, deri në rikthimin e italianit pas dy javësh.
Në duelin kundër Sampdorias në San Siro, mesfushori Valter Birsa realizoi atë që doli të jetë goli i fitores së mundimshme për Rossonerët, me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e gjashtë në Serie A.
Birsa shënoi menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë golin e tij të parë si futbollist i Milanit pas transferimit nga Genoa gjatë afatit kalimtar të verës. Ky gol i tij ishte i mjaftueshëm për vendasit që gjetën fitoren e dytë këtë stinor me çka i japin fund serisë negative prej dy pikësh nga tri duelet e fundit.
Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 8 pikëve kurse të dielën e ardhshme zhvillon derbin me Juventusin në Torino, një tjetër duel ku nuk do të jetë në dispozicion Balotelli.