Scolari me Brazilin edhe pas Botërorit
Luiz Felipe Scolari mund të mbetet në bankinën e Kombëtares së Brazilit edhe pas Kampionatit Botëror, që do të mbahet pikërisht në këtë vend. Lajmin e ka paralajmëruar zëvendës presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Marco Polo del Nero, duke bërë të ditur se trajner më të mirë nuk mund të gjejë Seleçao. “Scolari është…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201403/full/Scolari1.jpg)
Sport
Luiz Felipe Scolari mund të mbetet në bankinën e Kombëtares së Brazilit edhe pas Kampionatit Botëror, që do të mbahet pikërisht në këtë vend.
Lajmin e ka paralajmëruar zëvendës presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Marco Polo del Nero, duke bërë të ditur se trajner më të mirë nuk mund të gjejë Seleçao.
“Scolari është personi ideal për ta vazhduar rolin e selektorit, pa i marrë parasysh paraqitjet e Brazilit në Botëror”, ka thënë Del Nero.
65 vjeçari do të mundohet t’ia sigurojë Brazilit titullin e gjashtë të kampionit të botës dhe kjo do të jetë një mundësi ideale, sepse ky kompeticion do të luhet pikërisht në këtë kontinent.